Këto janë 16 skuadrat që kanë kaluar në rundin e 1/8 të Ligës së Kampionëve

  • 11 December 2019 - 23:09
Këto janë 16 skuadrat që kanë kaluar në rundin e 1/8 të Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar faza e grupeve e Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

Tashmë 16 skuadra kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në rundin tjetër, atë të eliminimit direkt.

Tetë skuadra të tjera do të vazhdojnë aventurën në Europa League, ndërsa tetë të tjera që përfunduan në vendin e fundit eliminohen nga kompeticionet Europiane.

PSG, Real Madrid, Bayern Munich, Tottenham, Manchester City, Atalanta, Juventus, Atletico Madrid, Liverpool, Napoli, Barcelona, Dortmund, Leipzig, Lyon, Valencia dhe Chelsea do të luajnë në fazën tjetër.

Club Brugge, Olympiacos, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen, Salzburg, Inter, Benfica dhe Ajax do të luajnë në Europa League.

Galatasary, Zvezda, Dinamo Zagreb, Lokomotiva e Moskës, Genk, Slavia Praga, Zenit dhe Lille përshendeten në garat evropiane.

(Kosova Sot Online)