McGregor mund të jetë një fitore larg rimeçit me Khabibin

  • 12 December 2019 - 08:19
McGregor mund të jetë një fitore larg rimeçit me Khabibin

Conor McGregor është shumë afër të ripërballet me Khabib Nurmagomedovin, duke e mposhtur Donald Cerronen në muajin e ardhshëm.

Boksieri irlandez nuk ka zhvilluar asnjë përballje që nga humbja para 14 muajsh nga rusi që i mori edhe titullin në peshat e lehta në UFC.

 Ai do të përballet me Cerronen më 18 janar, por i pari i arteve marciale, Dana White ka thënë se nuk do ta ndalojë të rikthehet sërish në maja.

Nurmagomedov fillimisht duhet ta mbrojë titullin në përballje e Tony Fergusonin në muajin prill të viti 2020 në New York.

Trajneri i McGregor, Owen Roddy ka paralajmëruar se irlandezi është i gatshëm që të rikthehet në UFC dhe të jetë sërish më i miri.

(Kosova Sot Online )