Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje në Kinë

  • 12 December 2019 - 08:25
Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje në Kinë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të kualifikohet në finale të garës në kategorinë deri në 48 kilogramë të World Judo Masters, që po mbahet aktualisht në Qingdao të Kinës.

World Judo Masters është gara e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU. Në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori.

Rrugëtimin në këtë turne, Distria Krasniqi e filloi duke siguruar fitore në rundin e dytë kundër gjermanes Katharina Menz në rundin e dytë, pasi që rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.

Xhudistja kosovare e vazhdoi luftën për medaljen e artë duke e mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia.

Image

Tani, Distria Krasniqin e pret finalja, ku tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, mirëpo do të tentojë ta marrë atë të artë. Në këtë finale të madhe, kosovarja do të përballet me fituesen e ndeshjes mes sllovenes Marusa Stangar dhe xhudistes nga Moldavia Naransetseg Ganbaatar.

(Kosova Sot Online )