Messi: Duhet t’ia nisim nga fillimi në Ligën e Kampionëve

  • 12 December 2019 - 08:36
Messi: Duhet t’ia nisim nga fillimi në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi e ka pranuar se Barcelona është ende duke u “rikuperuar” nga mënyra se si u eliminua nga Liga e Kampionëve gjatë dy sezoneve të fundit, mirëpo shtoi se katalonasit duhet t’ia nisin nga fillimi këtë sezon.

Barcelona u eliminuar për shkak të dallimit në gola si mysafir në prill në vitit 2018, kur e shpërdoroi epërsinë me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë kundër Romës, pasi që pësoi disfatë me rezultat 3:0 në ndeshjen kthyese,

Sezonin vijues, 2018/19, Liverpooli e përmbysi deficitin prej tre golash ndaj blaugranëve në gjysmëfinale, duke siguruar fitore me rezultat 4:0 në Anfield. Messi e ka pranuar se këto dy eliminime ende i shkaktojnë dhimbje Barcelonës.

Pasi u kualifikuan këtë sezon në fazën eliminatore si fitues të Grupit F, ku u përball me Borussia Dortmundin, Interin dhe Slavia Praguen, Messi u ka kërkuar bashkëlojtarëve ta harrojnë atë që kishte ndodhur në të kaluarën.

“Të jem i sinqertë, ato kujtime janë gjithmonë prezentë. Por, ne duhet ta nisim nga fillimi. Është një vit i ri, një garë e re. Natyrisht se ne duhet të mësojmë nga gabimet tona, por duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen”, ka thënë gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë.

“Ne nuk duhet ta harrojmë atë që ndodhi vitin e kaluar dhe një vit më parë, do të bënim gabim nëse do t’i harronim”.

Tani, Barcelonën e pret shorti i të hënës për ta zbuluar kundërshtarin e parë në fazën eliminatore, ku katalonasit do të përballen me ndonjë skuadër që është kualifikuar nga pozita e dytë në grupin e vet.

(Kosova Sot Online )