Tuchel lavdëron Neymarin për gjestin te penalltia: Ai është shumë i ndjeshëm

  • 12 December 2019 - 09:10
Tuchel lavdëron Neymarin për gjestin te penalltia: Ai është shumë i ndjeshëm

Neymari ia dha Edinson Cavanit mundësinë për të shënuar nga pika e penalltisë dhe, sipas trajnerit të Paris Saint-Germainit Thomas Tuchel, kjo e dëshmon se skuadra franceze punon si një.

Paris Saint-Germaini e mbylli rrugëtimin në Grupin A të Ligës së Kampionëve duke siguruar fitore me rezultat 5:0 kundër Galatasarayt në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën në Parc des Princes.

Ylli brazilian, Neymari, ishte në qendër të vëmendjes në këtë ndeshje, pasi që i asistoi dy gola dhe e shënoi një tjetër vetë. Ai mund t’i ketë shënuar dy gola, pasi PSG-së iu akordua një penallti, mirëpo braziliani ia dorëzoi topin Cavanit, i cili u tregua i saktë nga 11-metërshi.

“Ishte një gjest i mirë. Të gjithë mund ta shohin, Neymari është shumë i ndjeshëm. Ai ia dha topin Edit dhe është një simbol i mirë për skuadrën”, ka thënë Tuchel, në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Neymari veçse ishte shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për ne, por ai po bëhet edhe më i mirë. Ai punoi shumë sot, i fitoi shumë topa dhe mbrojti mirë për ne. Ai po e gjen formën e tij dhe gjithçka është më e lehtë për të tani”.

Cavani dhe Neymari ishin zënë për një penallti në një ndeshje kundër Lyonit vetëm pak kohë pas transferimit të brazilianit në Paris Saint-Germain në vitin 2017. Cavani e kishte gjuajtur atë penallti, por e kishte humbur.

(Kosova Sot Online )