Gattuso ka refuzuar 18 oferta nga ekipe të ndryshme, e pranoi të 19-tën nga Napoli

  • 12 December 2019 - 10:40
Gattuso ka refuzuar 18 oferta nga ekipe të ndryshme, e pranoi të 19-tën nga Napoli

Gennaro Gattuso thuhet se ka refuzuar 18 vende pune para se të vendosi të marrë përsipër detyrën për të pasuar Carlo Ancelottin te Napoli.

Pas gjashtë muajsh pa punë, ish-trajneri i Milanit është rikthyer në Serie A për të ndihmuar Napolin të kthejë gjërat në vend pasi u përpoq të vazhdojë me ekipet më të mira në Itali këtë sezon. Gazeta La Repubblica raporton se ‘Rino’ është bindur nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, pasi ai tashmë ka refuzuar 18 oferta pune. Ky medium pretendon se ai tashmë hodhi poshtë ofertat nga një mori klubesh dhe ndër më të mëdhenjtë janë Valencia në Spanjë dhe dyshja italiane Genoa dhe Sampdoria.

Gjithashtu pretendohet se Fiorentina ishte e interesuar, si dhe klube të ndryshme në nga Rusia dhe mundësi në Greqi dhe Kinë.

Gattuso tani është gati të fillojë me sfidën e re dhe do të jetë në krye për herë të parë kur Napoli do të përballet me Parman këtë fundjavë.
(Kosova Sot Online )