Neymar nuk jep garanci se do të qëndrojë në PSG

  • 12 December 2019 - 11:18
Neymar nuk jep garanci se do të qëndrojë në PSG

Neymar deshi ta braktisë Paris Saint-Germainin për Barcelonën gjatë verës dhe thotë se është i lumtur tani kur luan futboll, por nuk ofroi asnjë garanci se do të qëndrojë në Paris në të ardhmen.

Afati i fundit kalimtar për futbollistë u dominua plotësisht nga thashethemet për të ardhmen e yllit brazilian, pasi ai e kishte bërë të qartë se po e kërkonte kthimin në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Por asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe 27-vjeçari u detyrua të vazhdojë në Parc des Princes.

Neymar këmbëngul se tani është i tëri i përqendruar në PSG-në dhe se është i përkushtuar të fitojë më shumë trofe në sezonin 2019/20.

Për të, të qenet në fushë është gjëja më e rëndësishme në këtë fazë të karrierës dhe qëllimi i tij është ta shfrytëzojë çdo mundësi që i ofrohet.

“A jam i lumtur në Paris? Jam i lumtur kur luaj futboll”, tha Neymar për RMC Sport pasi i ndihmoi PSG-së ta mundë 5:0 Galatasarayn në Ligën e Kampionëve.“Çfarë më pëlqen më së shumti është të jem në fushë, nuk ka rëndësi ku. Unë jam i lumtur aty ku janë dy shtylla, një top dhe bashkëlojtarët”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )