Driton Kuka pas triumfit të Distria Krasniqit: Kosova gjithandej në Kinë, shqiptarët krenar me ty

  • 12 December 2019 - 11:33
Driton Kuka pas triumfit të Distria Krasniqit: Kosova gjithandej në Kinë, shqiptarët krenar me ty

Driton Kuka ia ka uruar në mënyrë të veçantë fitimin e medaljes së artë xhudistes, Distria Krasniqi.

Distria Krasniqi ka mposhtur me ippon mongolezen Narantsetseg Ganbaatar për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.Ky triumf i xhudistes pejane në një vend që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, si Kina, e ka bërë krenar trajnerin e saj, Driton Kuka. Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’ia uruar triumfin Distrias, e cila sipas tij i ka bërë krenar shqiptarët gjithandej botës.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:

Pak vëmendje ju lutem …

Kosova gjithandej në Kinë …

Urime e arta Distria!

Dhuratën më të bukur të ditëlindjes ja dhurove vetes me djersë e mund por jo vetëm.,

Shqiptarët në mbarë Botën krenar me ty!

Treneri në veçanti.

(Kosova Sot Online )