Jesus ia thyen rekordin e Ligës së Kampionëve Neymarit

  • 12 December 2019 - 12:39
Jesus ia thyen rekordin e Ligës së Kampionëve Neymarit

Gabriel Jesus theu një rekord, të mbajtur nga ylli i PSG, Neymar, pasi arriti 100 gola në karrierë. Ky sukses erdhi falë “hat-trick” të së mërkurës në Champions, kundër Dinamo Zagreb. Manchester City e mbylli fazën e grupeve me katër fitore dhe dy barazime në gjashtë ndeshje.

Për Jesus, goli i tij i dytë në Zagreb ishte 100-ti në karrierën e brazilianit, ndërsa i treti e kaloi “një shekull”. Sulmuesi ka shënuar 28 herë për Palmeiras, 18 herë për kombëtaren e Brazilit dhe 55 herë me Manchester City, në një karrierë që është ende në fazat e para. 

Po ashtu, shënimi i 100 golave nuk ishte i vetmi moment historik që Jesus arriti në Zagreb, të mërkurën, pasi sulmuesi i “qytetarëve” u bë edhe braziliani, që shënon më i ri se gjithkush tjetër 10 gola në Ligën e Kampionëve.

Neymar e arriti këtë “stacion” në moshën 23 vjeç dhe 75 ditë, por Jesus e kapërceu atë, duke e shënuar golin e tij të 10-të në Champions vetëm 22 vjeç dhe 252 ditë.

(Kosova Sot Online)