Hidhet shorti, zbulohen çiftet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës

  • 12 December 2019 - 12:52
Hidhet shorti, zbulohen çiftet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 8 e 9 shkurt të vitit 2020. Ato do të luhen me nga një ndeshje, pra me sistem eliminimi

Sot është hedhur shorti i çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Në bazë të shortit, i cili u hodh në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, janë përcaktuar katër çerekfinale.

Kampioni aktual, Feronikeli do të mysafir i Lirisë në Prizren.

Kurse, kampioni vjeshtor, Ballkani do ta vizitojë Dukagjinin në Klinë.

Prishtina do të ketë punë më të lehtë, pasi e pret Vushtrrinë në kryeqytet.

Ndërsa, Gjilani do të ketë punë me Drenicën në udhëtim.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 8 e 9 shkurt të vitit 2020.

Ndërsa, vetëm një javë më vonë do të nisë stinori pranveror i IPKO Superligës, pra më 15 shkurt.

Çerekfinalet do të luhen me nga një ndeshje, pra me sistem eliminimi.

Çiftet e çerekfinales

Drenica – Gjilani

Dukagjini – Ballkani

Liria – Feronikeli

Prishtina – Vushtrria

(Kosova Sot Online)