Haaland udhëton me Raiolan në Gjermani, pritet transferimi te Dortmundi

  • 12 December 2019 - 13:51
Haaland udhëton me Raiolan në Gjermani, pritet transferimi te Dortmundi

Sulmuesi sensacional i RB Salzburg, Erling Braut Haaland thuhet se ka udhëtuar në Gjermani për të hyrë në negociata me Borussia Dortmundin.

Gazeta lokale Ruhr Nachrichten pretendon se sulmuesi norvegjez udhëtoi me agjentin Mino Raiola dhe u mor nga përfaqësuesit e klubit Bundesliga.Përpara ndeshjes kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, babai i tij dhe ish-lojtari i Leeds United, Alf-Inge Haaland i tha TV2 në Norvegji se ata ishin “mjaft të qetë” për të ardhmen e tij.

“Nëse ai vazhdon të luajë si tani, ne e dimë se ai do të lëvizë në një pikë ose një tjetër”.

“Por, ne jemi mjaft të qetë. Bëhet fjalë për gjetjen e klubit që i përshtatet më së miri, ku do të luajë shumë”, ka thënë ai. 9-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e madhe pasi ka shënuar tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke shtuar 16 gola tjerë në 14 ndeshje në Austri.

Napoli dhe Juventusi kanë qenë të lidhur me Haaland, dhe gazeta Bild kohëve të fundit zbuloi se ai kishte një klauzolë lirimi prej vetëm 20 milionë euro.

As babai i lojtarit dhe as drejtuesit e RB Salzburgut nuk i kanë komentuar raportimet e mediumit Ruhr Nachrichten.
(Kosova Sot Online )