Konfirmohet: Ndeshja Maqedoni-Kosovë do të luhet në Shkup

  • 12 December 2019 - 14:12
Konfirmohet: Ndeshja Maqedoni-Kosovë do të luhet në Shkup

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve sipas të gjitha gjasave do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Në një intervistë për Lajm Tv, kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFMV), Muamed Sejdini, ka deklaruar se, kjo ndeshje mund të zhvendoset në një stadium tjetër vetëm nëse UEFA e vlerëson si sfidë me rrezik të lartë.

Kryetari i FFMV-së flet edhe për ofendimet antishqiptare të Komitëve”, për mundësinë e aplikimit të sistemit VAR në Maqedoni si dhe për kampionatin vendor.

(Kosova Sot Online )