Roma pritet ta largojë në janar, klubet e mëdha italiane e duan Florenzin

  • 12 December 2019 - 14:48
Roma pritet ta largojë në janar, klubet e mëdha italiane e duan Florenzin

Alessandro Florenzi pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit nga klubi italian, Roma.

Lojtari i gjithanshëm italian nuk po kalon kohë të mira këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri, Paulo Fonseca. Sipas mediumit Calciomercato, Roma ka të ngjarë të largojë Florenzin në afatin kalimtar të janarit. Klubet e mëdha italiane si Interi, Napoli dhe Fiorentina thuhet se të gjitha janë të interesuar për 28-vjeçarin.

Roma do të dëgjojë vetëm ofertat brenda rajonit të 25 milion eurosh për anësorin e gjithanshëm italian.

Ndryshe, Florenzi është paraqitur në 10 ndeshje të Serie A për klubin këtë sezon.

(Kosova Sot Online )