Jesus: Kur s’shënoja, doja ta qëlloja veten në kokë

  • 12 December 2019 - 15:03
Jesus: Kur s’shënoja, doja ta qëlloja veten në kokë

Gabriel Jesus e ka pranuar se ndiente shumë presion mbi vete për të shënuar gola, duke rrëfyer se ishte ndierë aq keq sa ta qëllonte veten me armë në kokë kur s’e arrinte këtë qëllim të tij.

Sulmuesi i Manchester Cityt e shënoi një het-trik në fitoren me rezultat 4:1 të Manchester Cityt kundër Dinamo Zagrebit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Tani, ai i ka regjistruar pesë gola në tri ndeshjet e fundit.

 

Por, kjo formë e mirë e Jesusit vjen pas një ecurie prej tetë ndeshjeve pa gol dhe 22-vjeçari tani ka zbuluar se ajo periudhë e kishte ndikuar atë negativisht edhe në aspektin psikologjik.

“Sinqerisht, muajin e kaluar nuk isha mirë dhe nuk isha aspak i lumtur. I luajta tetë apo nëntë ndeshje dhe nuk shënoja gola, humbja raste. Nuk jam i lumtur për këtë gjë”, ka thënë ai.

“Kur kjo gjë nuk ndodh, natyrisht se nuk jam i lumtur. Nganjëherë futbolli është kështu. Duhet të vazhdosh të punosh shumë dhe të tentosh të shënosh gola, të tentosh ta ndihmosh skuadrën dhe unë këtë e kam bërë”.

“Unë gjithmonë mendoj se duhet të shënoj gola kur luaj për një klub të madh dhe jam në konkurrencë me lojtarë të mëdhenj. Mendoj se u ndodh edhe lojtarëve të tjerë, por unë mund të flas vetëm për vete. Kur s’jam i lumtur, dua ta qëlloj veten në kokë sepse është e vështirë për mua”.

“Kur unë e kam një rast të mirë, e humbi nganjëherë sepse mendoj më shumë sesa që duhet për atë që duhet ta bëj dhe i vendos vetes shumë presion. Por, po përmirësohem”.

(Kosova Sot Online )