Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20

  • 12 December 2019 - 15:08
Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20

Tashmë dihen 16 klubet që do të garojnë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve të sezonit 2019/20.

Për herë të parë ndonjëherë, 1/16-ta do të ketë vetëm ekipe nga pesë ligat e mëdha të Evropës – Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.Atalanta dhe Atletico Madrid janë dy klubet e fundit që siguruan kalimin e tyre në raundin e ardhshëm dhe tashmë jemi në fazën e eliminimit direkt dhe presim një seri emocionuese garash.

Liverpool arriti të sigurojë vendin e parë në Grupin E të martën, por asnjë skuadër nuk dukej më mirë në fazën e grupit sesa Bayern Munich, i cili fitoi të gjashtë ndeshjet dhe përfundoi me një gol diferencë prej +19.

Manchester City nuk ishte në formën e tyre më të mirë, duke pasur parasysh situatën e tyre në ligë, thjesht mund t’i japin përparësi lavdisë evropiane, ndërsa Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të rrezikshëm.

Është tepër e vështirë të parashikosh rezultatin final të garës, por analistët e të dhënave nga FiveThirtyEight kanë dhënë një sugjerim.

Ata kanë llogaritur të gjitha statistikat për të vlerësuar mundësinë e secilit skuadër për të arritur në çerekfinalen, gjysmëfinalen, përfundimin dhe fitimin e Ligës së Kampionëve.

City i Pep Guardiolas është ekipe me shanset më të mëdha për të fituar garën, me 24 për qind, ndërsa Bayern Munich është në vendin e dytë me 19 për qind.

Pas tyre vijnë klube tjera të rëndësishme si fituesi aktual Liverpooli, Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa Juventusi ka fare pas gjasa sipas tyre.

Më poshtë keni ekipet dhe shanset e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve:

Manchester City – 24 për qind

Bayern Munich  – 19 për qind

Liverpool – 15 për qind

Paris Saint-Germain – 9 për qind

Barcelona – 9 për qind

Real Madrid – 6 për qind

Juventus – 3 për qind

Chelsea – 3 për qind

RB Leipzig – 3 për qind

Atletico Madrid – 3 për qind

Tottenham – 2 për qind

Borussia Dortmund – 1 për qind

Napoli – 1 për qind

Atalanta – 1 për qind

Valencia – 1 për qind

Lyon – 1 për qind

(Kosova Sot Online )