FFK konfirmon datat e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, sistemin e garës dhe nisjen e stinorit pranveror

  • 12 December 2019 - 15:57
FFK konfirmon datat e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, sistemin e garës dhe nisjen e stinorit pranveror

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar datat kur do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Sot (e enjte) në FFK-së në praninë e anëtarëve të Komisionit të Garave, administratorit të Ipko Superligës, përfaqësuesit të Digitalbit si dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, derisa në gjysmëfinale do të luhet me sistemin vajtje-ardhje.

Para tërheqjes së shortit kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, duke u dëshiruar skuadrave fat ka bërë të ditur se ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 shkurt të vitit 2020.

Ata njoftuan gjithashtu se stinori pranveror në Ipko Superligë do të nisë më 15 shkurt, pra një javë pas zhvillimit të ndeshjeve të Kupës.

(Kosova Sot Online )