Zidane sqaron vendimin për ta lënë Bale-n në stol

  • 12 December 2019 - 16:02
Zidane sqaron vendimin për ta lënë Bale-n në stol

rajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se asgjë nuk ka ndodhur mes tij dhe sulmuesit anësor Gareth Bale për të ndikuar në vendimin e tij për ndeshjen kundër Club Brugge, në të cilën uellsiani u la në stol.

Gareth Bale u la jashtë skuadrës së Real Madridit që siguroi fitore me rezultat 2:0 kundër Espanyolit në Santiago Bernabeu të shtunën, përderisa Zinedine Zidane insistoi se futbollisti nuk ishte stërvitur me të njëjtën intensitet si bashkëlojtarët e tij.

 

Uellsiani u kthye në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge në Belgjikë të mërkurën, pasi klubi madrilen veçse e kishte siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos siguruan fitore me rezultat 3:1 falë golave të shënuara nga Rodrygo, Vinicius Junior dhe Luka Modricit, duke e zënë kështu vendin në shortin e së hënës për 1/8 e finales si fitues të grupit.

Bale mbeti në stol për të gjithë ndeshjen, ndërsa Zidane e sqaroi vendimin e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Asnjë nuk ka ndodhur. Unë duhet t’i bëjë tri ndryshime gjatë ndeshjes dhe vendosa t’i përdor lojtarët e tjerë. Kjo është e gjitha”, ka thënë Zidane.

(Kosova Sot Online )