Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: El Clasico do të luhet

  • 12 December 2019 - 16:07
Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: El Clasico do të luhet

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka dhënë sugjerime që El Clasico i javës së ardhshme ndaj Real Madridi do të zhvillohet normalisht.

Ndeshja ishte caktuar të luhej në Camp Nou të Barcelonës më 26 tetor, por për shkak të paqëndrueshmërisë aktuale të situatës politike në Kataluni, La Liga kërkoi që loja të kthehej në stadiumin Santiago Bernabeu të Real Madridit.Megjithatë, disa javë më vonë u vendos përfundimisht që ndeshja të zhvillohet më 18 dhjetor dhe këtë e ka konfirmuar tashmë i pari i Barcelonës, Bartomeu.

“El Clasico do të luhet. Ajo nuk do të shtyhet përsëri”, ka thënë fillimisht Bartomeu për Diario Sport.

“Është përgjegjësi e të gjithë neve për të siguruar që ajo të luhet. Camp Nou është një hapësirë ëe shprehjes së lirë”. “Ne po jetojmë një moment të komplikuar, por gjithçka është në përputhje me praktikën e futbollit nëse është paqësor”.

“Barcelona po përgatitet për këtë lojë si diçka normale”.

“Unë do t’u thosha të gjithëve që të vijnë në Camp Nou si zakonisht, me miqtë, me familjen”, përfundoi i pari i klubit katalunas.

(Kosova Sot Online )