Juve shpreson t’ia vazhdojë kontratën Higuainit

  • 12 December 2019 - 16:24
Juve shpreson t’ia vazhdojë kontratën Higuainit

“Bianconeri” janë mjaft të kënaqur me kontributin e sulmuesit argjentinas këtë sezon

Juventusi është duke e përgatitur një kontratë të re për Gonzalo Higuainin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express.

32 vjeçari po kalon formë të shkëlqyeshme në Torino dhe për këtë kampioni italian është i interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin.

Përfaqësuesi argjentinas ka kontratë me Juven deri në vitin 2021, por “Bianconeri” e kanë bërë gati kontratën e re.

Higuain e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi tek Milani e Chelsea, por këtë verë u rikthye në Torino dhe e ka bindur trajnerin Maurizio Sarri.

Juventusi po mendon t’ia ofrojë një rrogë më të ulët prej 7.5 milionë eurosh në vit.

Interesim për Higuainin ka shfaqur River Plate në Argjentinë.

(Kosova Sot Online )