Modric: Real Madridit nuk e intereson se cilin skuadër na bie shorti, të jetë ajo edhe Liverpooli

  • 12 December 2019 - 16:39
Modric: Real Madridit nuk e intereson se cilin skuadër na bie shorti, të jetë ajo edhe Liverpooli

Mesfushori i Real Madridit , Luka Modric ishte pjesë e fitores ndaj Club Brugge, ku foli pas ndeshjes edhe për shortin që hidhet të hënën.

Ekziston mundësia që Real Madridi të përballet me Liverpool , që është kampion në fuqi.“Nuk e di, nuk ka rëndësi se me kë përballemi,” ka thënë Modric për Movivar në intervistën e tij pas ndeshjes.

“Do të jetë e vështirë, kushdo që të jetë. Nuk ka ndeshje të lehta kur avanconi nga grupi [në këtë fazë]”.

“Le të shohim, le të presim. Ne jemi të lumtur që kemi ecur para”, ka thënë ai. 
Modric  e gjeti golin për 3-1 në ndeshje ndaj Brugge.

(Kosova Sot Online )