Atletico i kërkon 140 milionë euro për Saulin

  • 12 December 2019 - 16:51
Atletico i kërkon 140 milionë euro për Saulin

Manchester United e sheh mesfushorin e Atletico Madridit si zëvendësues ideal të Paul Pogbas, i cili mund t’i bashkohet Real Madridit

Manchester United e ka veçuar Saul Niguezin si zëvendësues ideal të Paul Pogbas.

Mesfushori francez pritet të largohet nga “Old Traffordi” verën e ardhshme për t’iu bashkuar Real Madridit dhe “Djajtë e Kuq” po e gjurmojnë pasardhësin e tij në “Teatrin e Ëndrrave”.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Atletico Madridi e ka vendosur çmimin për mesfushorin kreativ.

Sipas këtij mediumi, “Los Colchoneros” i duan afro 140 milionë euro për Saulin.

Trajneri Diego Simeone e vlerëson lart mesfushorin dhe Atletico do të hiqte dorë nga lojtari vetëm për një shumë të parefuzueshme.

United ndërkohë e pëlqen edhe mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek. 


(Kosova Sot Online)