Juventus, Atalanta dhe Napoli: Kundërshtarët e tyre të mundshëm në Ligën e Kampionëve

  • 12 December 2019 - 16:52
Juventus, Atalanta dhe Napoli: Kundërshtarët e tyre të mundshëm në Ligën e Kampionëve

Mbrëmë është përmbyll faza grupore në Ligën e Kampionëve, ku tri nga katër skuadrat italiane arritën të futen në fazën e eliminimit, përkatësisht Atalanta, Juventusi dhe Napoli.

Interi në anën tjetër, shkaku i humbjes kundër Barcelona (2-1), i duhet të luajë në Ligën e Evropës.

Të hënën do të hidhet shorti, ku do të mësohen kundërshtarët, por cilat janë mundësit që skuadrave italiane mund t’i bien.

Juventusi mund të shortohet me Borussia Dortmundin, Chelsean, Lyonin, Real Madridin ose Tottenhamin.

Sigurisht, shorti ‘më i miri ’do të ishte Lyoni, megjithëse asnjë lojë nuk është e lehtë në këtë fazë të garave.

Napoli, ndërkohë, mund të shortohet kundër Barcelonës, ëBayernit, Leipzigut, Manchester Cityt, Paris Saint-Germainin ose Valencias. Edhe për Atalantan kundërshtarët janë të njëjtë me Napolin, përveç se Man City (pasi ishin në të njëjtin grup).Në vend të kësaj, skuadra nga Bergamo mund të përballet me Liverpoolin.

(Kosova Sot Online )