Vandalët ia presin me sharrë këmbët e statujës së Ibrahimovicit

  • 12 December 2019 - 17:37
Vandalët ia presin me sharrë këmbët e statujës së Ibrahimovicit

Vandalët janë përpjekur t’ia sharrojnë këmbët e statujës së Zlatan Ibrahimovicit, si dhe ia kanë vënë një konop në qafë në Malmo.

Policia e ka rrethuar statujën e sulmuesit suedez, e cila gjendet pranë stadiumit të Malmos, në rast se ajo rrëzohet pas dëmtimit.

Ky është akti më i fundit i vandalizmit ndaj statujës së 38-vjeçarit, që prej kur Ibrahimovic njoftoi se kishte investuar në një klub rival të Malmos, muajin e kaluar.

Ish-sulmuesi i Suedisë Ibrahimovic debutoi si profesionit për Malmon para 20 vjetëve.

Ish-futbollisti i Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United është në kërkim të një klubi të ri këtë afat kalimtar, pasi u largua nga LA Galaxy në fund të sezonit në MLS.

Më 27 nëntor, Ibra njoftoi se i kishte blerë 25% të aksioneve në Hammarby, klubin rival të Malmos.

Në të njëjtën ditë, statuja e tij 3.5 metra e lartë, u përdhos dhe u dogj në flakë nga tifozët e pakënaqur të Malmos. 


(Kosova Sot Online)