Reali e shënjestron Mbappen për vitin 2021

  • 13 dhjetor 2019 - 08:35
Reali e shënjestron Mbappen për vitin 2021

Sulmuesi francez ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në verën e vitit 2022

Real Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kylian Mbappe.

“Los Blancos” synojnë ta transferojnë sulmuesin francez në verën e vitit 2021.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”.

Madrilenët e duan qe një kohë 20 vjeçarin, por e shohin të vështirë transferimin e tij verën që vjen.

Mbappe ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022.

Prandaj, gjiganti spanjoll shpreson që përfaqësuesi francez të mos e vazhdojë kontratën dhe ta transferojë atë në vitin e fundit të saj.

Mbappe është sot njëri prej futbollistëve më të mirë të rinj në botë.

(Kosova Sot Online )