Guardiola e ka gjetur pasardhësin e Sanes

  • 13 December 2019 - 08:38
Guardiola e ka gjetur pasardhësin e Sanes

Leroy Sane pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe trajneri spanjoll e ka veçuar Mikel Oyarzabalin si pasues të futbollistit ofanziv gjerman

Leroy Sane pritet të largohet nga Manchester City, gjatë janarit apo verës së ardhshme.

Përfaqësuesi gjerman pritet të transferohet në Bayern Munich.

I vetëdijshëm për këtë, trajneri Pep Guardiola ka qenë në kërkim të pasardhësit të futbollistit gjerman.

Dhe, mediumi “El Confidencial” shkruan se trajneri spanjoll e do yllin e Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal në vend të Sane.

Nëse City e shet yllin gjerman, atëherë do të investojë për përfaqësuesin spanjoll.

Oyarzabal vlerësohet 75 milionë euro nga klubi i tij aktual.

Sane nga ana e tij është i lënduar që nga gushti dhe pritet të rikthehet në fushën e blertë në muajin shkurt ose mars.

(Kosova Sot Online )