Haaland në bisedime me Man Unitedin dhe Juven

  • 13 December 2019 - 10:44
Haaland në bisedime me Man Unitedin dhe Juven

Sulmuesi i rrezikshëm norvegjez është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane. Krahas Borussia Dortmundit, atë e pëlqejnë edhe Manchester United e Juventus

Erling Braut Haaland ka nevojë për kohë para se të vendos për të ardhmen e tij.

Përfaqësuesi norvegjez pritet të largohet nga Red Bull Salzburgu dhe tashmë i ka nisur bisedimet me klubet e njohura evropiane.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi i njohur britanik “Guardian”.

Borussia Dortmundi shihet si kandidat serioz për ta transferuar sensacionin e këitj sezoni duke shkëlqyer në Champions League, ku realizoi gola në pesë ndeshje radhazi në fazën e grupeve.

Mirëpo, talenti norvegjez pritet të bisedojë edhe me Manchester Unitedin dhe Juventusin për ta marrë vendimin final rreth së ardhmes.

Haaland i ka realizuar 28 gola në 22 ndeshje për ekipin austriak në të gjitha kompeticione këtë sezon.

(Kosova Sot Online)