Zbulohet paga e Kloppit në Liverpool

  • 13 December 2019 - 14:23
Zbulohet paga e Kloppit në Liverpool

Jurgen Klopp është i njohur për festimet dhe reagimet e tij të çmendura në stadiume dhe personalitetin e tij si trajner. Nën drejtimin e tij, Liverpooli po synon ta fitojë titullin e Premierligës për herë të parë në histori të veten. Por, sa paguhet ai nga klubi anglez?

Sipas Celebrity Net Worth, Jurgen Klopp vlen rreth 15 milionë funte, bazuar në pasurinë e tij nga futbolli dhe nga marrëveshjet e arritura me kompani të mëdha për t’i reklamuar ato.

Trajneri gjerman u shpërblye me pagë të madhe pasi iu bashkua Liverpoolit nga Dortmundi, ku ai i fitonte rreth katër milionë funte në vit. Që nga kalimi i tij në Liverpool, ai besohet se paguhet rreth shtatë milionë funte në vit.

Përkundër që kjo shifër raportohet si zyrtarja, Kloppi thuhet se fiton edhe më shumë nga Liverpooli pasi që ai nënshkroi kontratë të re në vitin 2016, vetëm një vit pas transferimit, dhe sërish sot e rinovoi kontratën deri në sezonin 2023/24.

Periudha kohoreFitimet

Për 1 sekondë£0.22

Për 1 minutë£13.36

Për 1 orë£801.28

Për 1 ditë£26,923

Për 1 javë£134,615

Për 1 muaj£583,333

Për 1 vit£7m

Kloppi fiton edhe nga kontrata e tij me kompaninë që i prodhon fanellat e Liverpoolit, New Balance, si dhe me kompanitw Warsteiner, Opel, Philips dhe Sky Deutschland.

(Kosova Sot Online)