City e zgjedh Pochettinon në vend të Guardiolës

  • 13 December 2019 - 15:53
City e zgjedh Pochettinon në vend të Guardiolës

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Dhe, “Citizens” e kanë gjetur pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për trajnerin e deridjeshëm të Tottenhamit, Mauricio Pochettino

Pep Guardiola mund të ndahet me Manchester Cityn në fund të sezonit.

Trajneri spanjoll ka kontratë me “Citizens” deri në vitin 2021, por klauzola e tij përfundon gjatë verës që vjen, kur edhe mund të largohet nga kampioni aktual anglez.

Dhe, drejtuesit e Cityt duket se e kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e ish-trajnerit të Barcelonës e Bayern Munichut.

Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, trajneri i deridjeshëm i Tottenhamit, Mauricio Pochettino mund ta marrë në dorë ekipin nga “Etihad Stadium” nga sezoni i ardhshëm, nëse nuk gjen angazhim deri në verën që vjen.

(Kosova Sot Online)