Atletico e kërkon Alonson për janar

  • 13 December 2019 - 16:11
Atletico e kërkon Alonson për janar

Marcos Alonso po planifikon të largohet nga Chelsea dhe mbrojtësi i majtë spanjoll mund të rikthehet gjatë janarit në atdhe për t’iu bashkuar Atletico Madridit

Marcos Alonso i ka bërë valixhet gati dhe po planifikon të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Cope”.

Me këtë rast, interesim për mbrojtësin e majtë ka shfaqur Atletico Madridi, i cili synon ta transferojë përfaqësuesin spanjoll në “Wanda Metropolitano” gjatë dimrit. 

“Los Colchoneros” po mendojnë ta huazojnë mbrojtësin në janar, me mundësi që ta blejnë atë përfundimisht gjatë verës së ardhshme.

Alonso ka përfunduar në bankinë shpesh këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard.

Ai i ka nisur vetëm pesë ndeshje nga fillimi këtë sezon në Premierligë me “Blues”.

(Kosova Sot Online)