Klopp dhe Mane, më të mirët në Premierligë

  • 13 December 2019 - 16:25
Klopp dhe Mane, më të mirët në Premierligë

Janë dhuruar çmimet për më të mirë e muajit nëntor në Premierligë.

Natyrisht, këto çmime shkuan për njerëzit e Liverpoolit, që po shkëlqen sezonin 2019/20.

Jurgen Klopp u vlerësua si trajneri më i mirë për muajin nëntor, derisa Sadio Mane futbollisti më i mirë.

Përveç kësaj, Klopp gjatë ditës së sotme u shpërblye me kontratë të re. Do të vazhdojë të ulet në stolin e Liverpoolit deri më 2024.

Kurse Mane mori çmimin e më të mirit falë paraqitjes fantastike gjatë nëntorit, ku shënoi tre herë dhe dhuroi një asist.

Në garë ishin edhe; Tammy Abraham, Harry Wilson, Ruben Neves, Fabinho, Joao Moutinho dhe Jonjo Shelvey.

(Kosova Sot Online)