“Messi është më i miri, por Van Dijk është dashur ta fitojë Topin e Artë”

  • 13 December 2019 - 16:41
“Messi është më i miri, por Van Dijk është dashur ta fitojë Topin e Artë”

John Barnes beson se Virgil van Dijk është dashur ta fitojë këtë vit ‘Topin e Artë’ para ‘futbollistit më të mirë në botë’ Lionel Messi.

Ylli i Barcelonës theu rekord duke e rrëmbyer ‘Topin e Artë’ të gjashtë në karrierë, për ta lënë prapa Cristiano Ronaldon me pesë.

Në garë për këtë çmim ishte edhe mbrojtësi fantastik i Liverpoolit, Virgil van Dijk, që sipas legjendës të ‘Redsave’ dhe Anglisë, është dashur ta fitojë holandezi. {sport}

“E dua Messin, ai është futbollisti më i mirë në botë, ndoshta më i miri i të gjitha kohëve dhe ka pasur sezon fantastike”, tha Barnes për ‘BonusCodeBets’.

“Virgil është dashur ta fitojë, por s’mund të shtyheni me statistikat e Messit dhe se sa i mirë ka qenë, edhe këtë sezon, edhe këtë vit”.

“Nuk besoj se kjo do ta shqetësojë Van Dijkin, mua personalisht s’më pëlqejnë çmimet individuale. Sido që të jetë në fund fitoi Messi sepse është lojtar i shkëlqyer”.

(Kosova Sot Online)