Buffon: U emocionova nga ajo që bëri Ronaldo

  • 13 December 2019 - 17:26
Buffon: U emocionova nga ajo që bëri Ronaldo

Buffon ka vetëm fjalë të mira për 34-vjeçarin, Cristiano Ronaldon.

Kapiteni dhe legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, është i impresionuar se si Cristiano Ronaldo, që në muajin shkurt do t’i mbushë 35 vjet, vazhdon të dhurojë shumë në fushë.

Sipas tij, CR7 është shembull për t’u ndjekur. 

“Flas shpesh me Cristianon. Ajo që duhet ta dijë dhe të mos e harrojë kurrë është se për ne, duke qenë kampion, ai mund të bëhet vendimtar si shembull. Nëse jep modelin e tij, ne bëhemi ekip 100 herë më i fortë. Kundër Leverkusenit, gjatë vështirësive të lojës, ai ishte me të vërtetë unik dhe më emocionoi. Nëse shihni nga një 34-vjear duke bërë gjëra të caktuara, është e qartë se të tjerët, 22/23 vjeç, e ndjekin dhe e imitojnë atë. Kjo është arsyeja pse unë e falënderova të, gjithashtu Higuainin”, deklaroi Bufon.

(Kosova Sot Online)