Valverde i jep sinjale Pedros pasi shprehu dëshirën për t’u kthyer në Barcelonë

  • 13 December 2019 - 18:42
Valverde i jep sinjale Pedros pasi shprehu dëshirën për t’u kthyer në Barcelonë

Valverde e mirëpret Pedron në Barcelonë.

Gjatë ditës së djeshme, Pedro Rodriguez tha se do të dëshironte që të kthehej në ‘Camp Nou’, aty ku për shumë vite barti fanellën e Barcelonës dhe fitoi shumë trofe.

Ëndrra edhe mund t’i bëhet realitet sulmuesit të Chelseat, pasi Ernesto Valverde, trajneri i Barçës, ia ka hapur dyert 32-vjeçarit. 

Pedro ka thënë se do të donte të kthehej në Barça. Do të ju pëlqente?

“Pedro është lojtar historik i Barçës, nuk do të mashtrohemi. Është një ndër lojtarët që ka fituar më së shumti tituj me këtë klub. Do të shohim çfarë do të sjellë e ardhmja. Është i dashur nga njerëzit”, u shpreh Valverde.

(Kosova Sot Online)