Wanda Nara mbush 33 vjeç, festa e ditëlindjes bëhet në Paris

  • 13 December 2019 - 19:02
Wanda Nara mbush 33 vjeç, festa e ditëlindjes bëhet në Paris

Bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të, këtë herë në kryeqytetin e Francës, Paris, aty ku sulmuesi argjentinas luan që prej muajit shtator, me fanellën e PSG-së.

Në festë kanë marrë pjesë edhe një rreth i ngushtë miqsh të çiftit, ndërsa nuk kanë munguar edhe futbollistë nga PSG-ja, bashkë me partneret e tyre, ndërsa vetë Wanda ka ndarë momentet më të mira në Instagramin e saj.

(Kosova Sot Online)