Derbi i takon Tiranës

  • 13 December 2019 - 21:11
Derbi i takon Tiranës

Tirana ka fituar derbin duke e mposhtur 2-1 Partizanin në “Air Albania”.

Ka përfunduar 1-2 derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, që u zhvillua nën një atmosferë fantastike në stadiumin “Air Albania”, ku ishin mbi 19 mijë tifozë të pranishëm.

Ishte Batha që shënoi i pari duke kaluar në avantazh Tiranën që në minutën e 7’ të takimit, ndërsa Partizani rigjeti barazimin vetëm 4 minuta më vonë me anë të sulmuesit Jurgen Bardhi.

Pjesa në vijim ishte mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, por topi nuk përfundoi më në rrjetë dhe përfundoi 1-1.

Kurse, në pjesën e dytë, rastet gjithashtu nuk munguan, por në fund triumfoi Tirana.

Golin për 1-2 dhe të fitores e shënoi Cobbinah në minutat shtesë të takimit, për t’ia dhuruar fitoren Tiranës në derbin e kryeqytetit.

(Kosova Sot Online)