Giroud, afër të arrijë marrëveshje me Interin

  • 14 December 2019 - 08:28
Giroud, afër të arrijë marrëveshje me Interin

Sulmuesi i Interit, Olivier Giroud, është shumë afër të arrijë marrëveshje për t’u transferuar nga klubi londinez te gjiganti italian Inter, sipas të përditshmes prestigjioze franceze,  L’Equipe.

Pasi që ka nevojë të luajë më shumë minuta për t’u ftuar nga Kombëtarja e Francës për Kampionatin Evropian 2020, Olivier Giroud raportohet se e ka synim të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Fituesi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Francës, Olivier Giroud, vazhdon të spekulohet për një transferim në Inter, pasi që trajneri Antonio Conte ka kërkuar publikisht përforcime gjatë dimrit.

Milani është përmendur gjithashtu si destinacion i mundshëm i Giroud, i cili thuhet se është lodhur nga të qenët rezervë në skuadrën e Frank Lampardit në “Stamford Bridge”. Megjithatë, tani L’Equipe raporton se ai është afër të arrijë marrëveshje me rivalin e qytetit të Milanit, Interin.

Përkundër që më së shumti është raportuar për interesimin e Interit për të, L’Eqipue shkruan se problem mund të jetë fakti që Giroud mund ta ketë të vështirë të luajë për shumë minuta edhe në skuadrën e zikaltërve këtë sezon.

Interi tashmë i ka dy sulmues, Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinezin, që kanë qenë në formë të mirë këtë sezon dhe Giroud do të rrezikonte nëse vendos për Interin, të cilëve mund t’u kthehet së shpejti edhe Alexis Sanchezi nga lëndimi.

(Kosova Sot Online )