Legjenda e Man Unitedit: Januzaj, zhgënjimi më i madh i klubit

  • 14 December 2019 - 08:52
Legjenda e Man Unitedit: Januzaj, zhgënjimi më i madh i klubit

Legjenda e Manchester Unitedit që ka rol drejtues në akademinë e klubit, Nicky Butt, ka thënë se Adnan Januzaj është zhgënjimi më i madh për klubit dhe se ai duhej të kishte qenë një superyll në këtë moment.

Skuadra aktuale e Manchester Unitedit përbëhet nga shumë lojtarë të rinj të talentuar, me Mason Greenëoodin që po e merr vëmendjen nga të tjerët pasi që ka arritur të garojë me lojtarët e ekipit të parë për një pozitë në repartin e sulmit, përkundër moshës së tij,

 

Manchester Unitedi e ka traditë t’iu japë mundësi lojtarëve të akademisë, por përderisa disa arrijnë suksese të mëdha, disa të tjerë s’e arrijnë potencialin e vet. Duke folur për ESN, Nicky Butt e emëroi Januzajn si zhgënjimin më të madh në mesin e këtyre lojtarëve.

“Për mua, zhgënjimi më i madh në këtë klub ka qenë Adnan Januzaj. Unë nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë ndonjë lojtar, ndoshta që nga koha e Ryan Giggsit, që ishte aq i mirë sa ai. Ai ishte i pabesueshëm. Sipas meje, ai duhej të ishte bërë superyll në botë”, ka thënë Butt.

“Ai ende po luan futboll profesionist dhe do ta ketë një karrierë të mirë. Jam i sigurt se ai është milioner dhe se nuk do të shkojë në shtrat duke u shqetësuar për faturat që duhet t’i paguajë, por ai duhet të kishte qenë superyll”.

Januzaj iu bashkua Djajve të Kuq në vitin 2011, ndërsa kaloi te ekipi i parë në vitin 2013. Ai ishte në stol për ndeshjen e fundit të Sir Alex Fergusonit para pensionimit, ndërsa debutoi kur David Moyes e mori drejtimin e skuadrës.

Nën Moyes, Januzaj arriti ta fitojë dashurinë e tifozëve dhe një vend në formacionin e parë, megjithatë kur erdhi Louis Van Gaal ai luajti më pak dhe pasi kaloi në Dortmund dhe Moyes në huazim, u transferua përfundimisht në Real Sociedad.

(Kosova Sot Online )