Shevchenko: Maldini, simboli i vërtetë i Milanit

  • 14 December 2019 - 11:18
Shevchenko: Maldini, simboli i vërtetë i Milanit

Andriy Shevchenko e cilëson Paulo Maldinin si simbolin e vërtetë të Milanit, përderisa klubi italian po e feston 120-vjetorin e themelimit. “Ai e përfaqëson Milanin tim, por edhe Milanin përgjatë viteve”.

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, edha një intervistë për Gazzeta dello Sport dhe aty tha se Milani është personi që i simbolizon kuqezinjtë më së shumti.

“Unë do ta zgjedh Maldinin sepse ai e përfaqëson Milanin tim, por edhe Milanin përgjatë viteve”, ka thënë Shevy.

“Klubi ka pasur shumë kampionë të mëdhenj: Gianni Riveran, Franco Baresin dhe shumë të tjera. Paolo është simboli i kohës time, por ai është edhe një lojtar i veçantë: babai i tij, Cesare Maldini, ishte kapiten si ai, pastaj trajner, ndërsa Paolo tani është drejtor i klubit dhe djali i tij luan për Milanin”.

“Është histori që kalon nëpër shumë epoka të ndryshme dhe unë besoj se kjo është më shumë unike sesa e rrallë në futboll. Për këtë arsye, unë mendoj se, në fund të fundit, nëse do të duhej ta zgjedhja vetëm një emër, do të ishte e drejta ta zgjedhja Paolon”.

“Ditëlindja e 120-të e Milanit është një festë për të gjithë ne, jo vetëm për ata që ishin me fat të luajnë për klubin në atë periudhë, Milani është unik, si një film i mrekullueshëm që s’përfundon kurrë. Ata që e duan futbollin, e dinë mirë këtë gjë”.

Shevchenko luajti për Milanin nga viti 1999 deri në vitin 2006 dhe pastaj sërish në sezonin 2008/09, duke i bërë 322 paraqitje dhe duke i shënuar 175 gola në të gjitha garat. Ai aktualisht është trajner i Kombëtares së Ukrainës.

(Kosova Sot Online)