Hazard i përgjigjet tifozit të Chelseat: Sapo të kryej punë këtu, do të kthehem

  • 14 December 2019 - 12:52
Hazard i përgjigjet tifozit të Chelseat: Sapo të kryej punë këtu, do të kthehem

Eden Hazardi i ka gëzuar tifozët e Chelseat duke thënë se sapo të kryejë punë te Real Madridi, ai do të kthehet te klubi londinez.

Sulmuesi belg e kompletoi transferimin nga Santiago Bernabeu në Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të verës për 88.5 milioë funte, duke i dhënë fund njërës ndër sagave më të gjata në botën e futbollit.

Belgu i fitoi gjashtë trofe gjatë kohës së tij me Chelsean, përfshirë këtu dy tituj të Premierligës dhe dy tituj të Ligës së Evropës, përderisa është bërë i famshëm si njëri ndër mesfushorët sulmues më të mirë në futboll.

28-vjeçari nuk ka arritur t’i përsëritë ato paraqitje mbresëlënëse që i bënte për Chelsean me Real Madridin në këta muaj të parë, pasi që është përballur edhe me disa lëndime. Ai ka luajtur në vetëm 13 ndeshje për Los Blancos dhe e ka shënuar vetëm një gol.

Hazardi e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë barazimit me rezultat 2:0 me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar, duke e pasur të mundur të luajë në ndeshjes e radhës kundër Alvesit, Espanyolit dhe Club Brugge.

Belgu gjeti kohë këtë javë të flasë me tifozin e Chelseat, Frank Khalid, i cili i tha se, përkundër largimit të tij, tifozët ende e duan atë.

“Kur të kryej punë këtu, do të kthehem”, tha Hazardi, me një buzëqeshje dhe shkelje syri.

“Unë i shikoj ndeshjet e Chelseat kurdo që mundem. Ata po bëjnë punë të mirë, janë të rinj. Tani, ata mund të paguajnë lojtarë dhe mund të blejnë lojtarë. Unë do ta bëj punën time këtu dhe pastaj do të kthehem”. 

(Kosova Sot Online)