Werderi – Rashicës: Ja pse duhet të shënosh sot kundër Bayernit

  • 14 December 2019 - 14:18
Werderi – Rashicës: Ja pse duhet të shënosh sot kundër Bayernit

Werder Bremen shpreson se Milot Rashica do të arrijë të shënojë sot në ndeshjen kundër Bayern Munichut, me shpresën se kjo do të ndikojë që ata t’i shmangen disfatës në Allianz Arena.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, do ta presë sot në orën 15:30 Werder Bremenin e Milot Rashicës në “Allianz Arena”, në kuadër të xhiros së 15-të të Bundesligës.

Bayerni aktualisht radhitet në pozitën e shtatë në tabelë me 24 pikë, ndërsa Bremeni është në pozitën e 14-të me 14 pikë të grumbulluara. Përkundër këtij dallimi, Bremeni shpreson se Rashica do t’i ndihmojë ata t’i shmangen humbjes kundër Bayernit.

“Ne jemi të pamposhtur në çdo ndeshje në të cilën ka shënuar Milot Rashica këtë sezon”, shkruan faqja zyrtare e Bremenit në rrjetin social Twitter.

“Edhe më shumë arsye për të shënuar sot”.

Rashica ka luajtur në gjithsej dhjetë ndeshje të Bundesligës këtë sezon, duke munguar në katër shkaku i një lëndimi. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka kontribuar me gjashtë gola të shënuara dhe tre asiste. 

(Kosova Sot Online)