Rashica, titullar kundër Bayern Munichut

  • 14 December 2019 - 14:34
Rashica, titullar kundër Bayern Munichut

Werder Bremen dhe Milot Rashica shpresojnë të arrijnë rezultat të mirë sot në Allianz Arena në  ndeshjen kundër Bayern Munichut, me shpresën për t’u ngritur në tabelën e Bundesligës.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, do ta presë sot në orën 15:30 Werder Bremenin e Milot Rashicës në “Allianz Arena”, në kuadër të xhiros së 15-të të Bundesligës.

Bayerni aktualisht radhitet në pozitën e shtatë në tabelë me 24 pikë, ndërsa Bremeni është në pozitën e 14-të me 14 pikë të grumbulluara. Përkundër këtij dallimi, Bremeni shpreson se Rashica do t’i ndihmojë ata t’i shmangen humbjes kundër Bayernit.

Rashica ka luajtur në gjithsej dhjetë ndeshje të Bundesligës këtë sezon, duke munguar në katër shkaku i një lëndimi. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka kontribuar me gjashtë gola të shënuara dhe tre asiste.

Ai do të tentojë ta përmirësojë këtë statistikë edhe më shumë sot, kur të përballem me kampionin në fuqi të Gjermanisë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

(Kosova Sot Online)