Ronaldo ka lënë një gropë të madhe, statistikat shqetësuese të Real Madridit
Real Madridi po luan futboll të mirë dhe merr fitore në kampionat dhe në Champions, por ekipi i Zinedine Zidane ka një problem të madh. Një gropë që është lënë nga Cristiano Ronaldo që prej largimit të tij.
Reali ka 335 ditë që nuk shënon nga një goditje dënimi. Një shterpësi shumë e madhe për të besuarit e Zidane që nuk kanë një gjuajtës fiks që pas largimit të portugezit.
Goli i fundit që është shënuar nga “Los Blancos” me goditje dënimi mban firmën e Dani Ceballos, shkruan Telesport
Spanjolli shënoi më 13 janar, në kohën kur drejtonte Santiago Solari. Ai i dha fitoren ekipit të tij kundër Sevillas me rezultatin 1-0.
Shumë kohë ka kaluar dhe “Galaktikët” kanë një armë më pak, ndryshe nga Barcelona që ka Lionel Messin.
(Kosova Sot Online)