Salah shënoi një gol të veçantë ndaj Watfordit

  • 14 December 2019 - 16:52
Salah shënoi një gol të veçantë ndaj Watfordit

Mohamed Salah ka shënuar një gol të bukur në sfidën kampionale të Liverpoolit ndaj Watfordit.

Liverpooli fitoi në shtëpi ndaj klubit londinez me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në Ligën Premier.

Të dy golat për Reds u shënuan nga ylli egjiptian, Salah, i cili për 1-0 shënoi në minutën e 38-të, ndërsa në minutën e 90-të vulosi fitoren 2-0.

Megjithatë, goli i dytë personal i egjiptianit ishte thjeshtë fantastik.

Salah shfrytëzoi për mrekulli një asistim pa dashje nga Divock Origi dhe me ‘stil’ mposhti portierin kundërshtar.

Me këto dy gola, Salah ka arritur në kuotën e nëntë golave e katër asistime këtë sezon në Ligën Premier.

Egjiptiani gjithashtu arriti rekordin e Luis Suarezit dhe Fernando Torresit duke shënuar golin e 84-të në kampionat me Reds.

(Kosova Sot Online)