Nata e Coutinhos, i shënon gol të mrekullueshëm Werderit të Rashicës

  • 14 December 2019 - 17:07
Nata e Coutinhos, i shënon gol të mrekullueshëm Werderit të Rashicës

Bayerni i ka shënuar tjetër gol Werder Bremenit dhe po e mposhtë 3-1 në ‘Allianz Arena’

Duket se kjo është nata e ish mesfushorit të Liverpoolit dhe Barcelonës, Philippe Coutinho.

Pasi barazoi gjithçka në minutën e 45’, pasi Werder Bremen kaloi e para në epërsi me golin e Milot Rashicës – ai ka shënuar sërish në ‘Allianz Arena’.

Coutinho shënoi për 3-1 në minutën e 63’, derisa golin tjetëër e ka shënuar Robert Lewandowski në fund të pjesës së parë.


(Kosova Sot Online)