Lëndimet, kërcënimi kryesor i Liverpoolit për titull

  • 14 December 2019 - 20:40
Lëndimet, kërcënimi kryesor i Liverpoolit për titull

Liverpool është rrugës për të rrëmbyer titullin në Premierligë, edhe pse ka edhe shumë deri në fund të sezonit.

Pas 17 xhirove, ekipi i Jurgen Klopp ka mbledhur 49 pikë, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Leicester City, që gaboi në shtëpi me Norwich City.

Kështu, tani për tani kërcënimi numër një për Liverpoolin do të jenë lëndimet.

‘Redsat’, tashmë e humbën një lojtar, Georginio Wijnaldum u dëmtua në fitoren 2-0 kundër Watford.

Nuk është bërë e ditur shkalla e dëmtimet, por ky nuk është një lajm aspak i mirë për Kloppin para orarit shumë të ngjeshur në Premierligë.

(Kosova Sot Online)