Zidane: Mbappe është lojtar i PSG-së

  • 14 December 2019 - 22:42
Zidane: Mbappe është lojtar i PSG-së

Zidane nuk dëshiron të komentojë situatën e Mbappen

Javë më parë ishte në qendër të vëmendjes pasi tha “e dua Mbappen”, por Zinedine Zidane tani ka heshtur, pas reagimeve të shumta herën e kaluar.

Ai është pyetur përsëri për transferimin e Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu” dhe situatën e francezit me trajnerin, Thomas Tuchel.

“Ai është lojtar i PSG-së, s’do të komentoj gjëra që ndodhin atje. Kjo do të tregonte mungesë respekti. Për të tjerat, njerëzit janë të vetëdijshëm se e njoh mirë Mbappen, por më duhet të tregoj respekt”, u shpreh Zizu.

(Kosova Sot Online)