“Nuk ishte penallti për Sociedad, derisa gjyqtari gaboi te Pique”

  • 14 December 2019 - 23:31
“Nuk ishte penallti për Sociedad, derisa gjyqtari gaboi te Pique”

Valverde nuk është aspak i lumtur me referimin në La Liga

Barcelona ka lëshuar dy pikë në xhiron e 17 të La Ligës, duke barazuar 2-2 në udhëtim me Real Sociedadin.

VAR sërish mori disa vendime kontroverse që kanë ngjallur debate.

Në Spanjë ka reagime të ndryshme për penalltinë e fituar të vendasve dhe për momentin shumë të dyshimtë në minutën e 93-të, kur Gerrard Pique tërhiqet në zonë për fanelle.

Ernesto Valverde nuk është aspak i lumtur me atë që ndodhi.

“Penalltia në Pique? S’e kam parë përsëritjen, por ende them se nuk ishte penallti ajo e Busquets. Mendoj se trajneri i Real Sociedad do të thotë të kundërtën”.

(Kosova Sot Online)