Pamje: Ky është kundërshtari i Liverpoolit në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube

  • 15 December 2019 - 09:38
Pamje: Ky është kundërshtari i Liverpoolit në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube

Liverpooli do të përballet me Monterrey në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi klubi meksikan e mundi 3:2 Al-Saddin për të arritur më gjysmëfinale.

Mbrojtësi i majtë Leonel Vangioni e kaloi Monterrey në epërsi me një goditje të fuqishme nga një distancë prej 32 metrash, para se Rogelio Funes Mori ta dyfishonte epërsinë në fund të pjesës së parë.

Baghdad Bounedjah e ktheu Al-Saddin në lojë kur shënoi golin e parë për të në ndeshje, por Carlos Rodriguez e ktheu epërsinë e Monterrey prej dy golave më pas.

Abdelkarim Hassan e shënoi një gol të vonshëm ngushëllues pasi Monterrey ia doli të mbahej.

Monterrey do të përballet me Liverpoolin të mërkurën në orën 18:30.

Ndërsa, në gjysmëfinalen tjetër përballen Flamengo dhe Al Hilal të martën në orën 18:30.

(Kosova Sot Online)