Guardiola drejt Barcelonës, Man City e gjen zëvendësuesin e tij

  • 15 December 2019 - 11:23
Guardiola drejt Barcelonës, Man City e gjen zëvendësuesin e tij

Drejtuesit e Manchester City e kanë identifikuar Brendan Rodgersin si zëvendësuesin e mundshëm të Pep Guardiolës, për të cilin thuhet se do të kthehet në Barcelonë.

Guardiola kishte thënë ditë më parë se nuk do të largohet nga City para se kontrata t’i mbarojë më 2021, por këtë fundjavë mediat angleze raportuan se ai do të ikën pas përfundimit të këtij sezoni.  

City është duke kërkuar alternativa tani pas mendohet se trajneri i cili ia fitoi Premierligën dy sezone radhazi ka vendosur të largohet.

Image
Brendan Rodgers

Trajneri i Leicester City Rodgers ka lënë mbresa të mëdha këtë sezon, duke u udhëhequr ekipin e tij t’i sfidojë Liverpoolin dhe Man City në luftë për titull në Premierligë.

Ai ka përvojë të mirë në Ligën e Kampionëve dhe më e rëndësishmja, filozofia e tij e lojës ngjason shumë me atë të Guardiolës.

Ish-trajneri i Liverpoolit dhe Celtic pati ofertë nga Arsenali javë më parë, menjëherë pas shkarkimit të Unai Emery, por e refuzoi atë.

(Kosova Sot Online)