Sot dita e derbive në Premierligë: Arsenal – Man City dhe Man United – Everton

  • 15 December 2019 - 12:03
Sot dita e derbive në Premierligë: Arsenal – Man City dhe Man United – Everton

Arsenal-Manchester City është supersfida që do të mbajë të gjithë shqiptarët të mbërthyer përpara ekranit të Supersport në këtë të dielë të pasur me ndeshje interesante.

Dueli më i zjarrtë i raundit të 17-të të Premier League, luhet në Emirates Stadium aty “topçinjtë” dhe “citiziens” nuk çfarë të humbasin dhe barazimi nuk i vlen asnjërës prej dy skuadrave. City i Guardiolës për të shpresuar ende te titulli kampion edhe pse Liverpooli për momentin është 15 pikë larg, duhet me çdo kusht të triumfojë në Emirates Stadium. Të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe Arsenali që për të shpresuar ende te vendi i 4-t që do ta kualifikonte në Champions League, i duhet një tjetër tre-pikësh pas atij ndaj West Ham.

Të hënën në mbrëmje Freddie Ljungberg mori fitoren e parë  në stolin e Arsenalit në ndeshjen e tij të tretë ndërkohë që këtë dielë do të jetë shumë më i vështirë për suedezin përballë kampionëve në fuqi. Mungesat janë të shumta në të dy kampet. 

Te Arsenali emra me peshë si Granit Xhaka, Dani Ceballos, Holding e Tierney janë jashtë kësaj sfide ndërkohë që në dyshim janë edhe Bellerin e Pepe. Në krahun tjetër mungon prej kohësh Leroy Sane dhe Aymeric Laporte por Guardiola për këtë përballje nuk do të ketë të gatshëm as dy emra me peshë si Aguero dhe Stones.

Përveç Arsenal-Manchester City që starton në orën 17:30 në ekranin e Supersport nga raundi i 17-të i Premier League do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën e orës 15:00 mes Manchester United dhe Everton një sfidë interesante mes dy skuadrave që po kërkojnë të ringrihen dhe që vinë pas dy fitoreve fantastike ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat.

(Kosova Sot Online)